Vjosa Osmani rikthehet me kritika ndaj LDK-së: Ata që më përjashtuan, do ta qesin njëri-tjetrin

Aktuale

Vjosa Osmani rikthehet me kritika ndaj LDK-së: Ata që më përjashtuan, do ta qesin njëri-tjetrin

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 23:53
Vjosa Osmani

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se në këto momente do t’i bënte një pyetje Lidhjes Demokratike të Kosovës, se cilin premtim shkeli ajo. Sipas saj, LDK’ja shkeli çdo premtim dhe pikërisht ata që e nxjerrën Osmanin nga partia, në fund do ta qesin njëri-tjetrin.

“Unë ua bëj një pyetje LDK’së, cilin premtim e shkela unë? Asnjë. Ndërsa ata shkelën premtimet e LDK’së dhe mburren duke thënë se e mbrojnë njëri-tjetrin. E vërteta është se në fund do ta qesin njëri-tjetrin”, është shprehur Osmani.Tutje, ajo tha se nuk do ta tradhtojë kurrë votuesin e LDK’së.

“Votuesin e LDK’së e mbroj dhe do ta mbroj unë deri në ditën e fundit në politikë. Unë do të jem në politikë me mbrojt besën e tyre. Pavarësisht që unë nuk do të jem në listë me ata të tjerët”, ka thënë Osmani.

“Ata më kanë mbyllë çdo derë mua. Më kanë përjashtuar”, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat