“A e vranë pak a shumë…”, shokuese: Kështu kishte reaguar Bujar Bukoshi për vrasjen e Ahmet Krasniqit

Aktuale

“A e vranë pak a shumë…”, shokuese: Kështu kishte reaguar Bujar Bukoshi për vrasjen e Ahmet Krasniqit

Nga: P.R. Më: 23 shtator 2020 Në ora: 07:24
Foto ilustrim

22 vjetori i vrasjes së Ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqit ka ri aktualizuar rastin e vrasjes së tij, vrasje kjo që 22 vite ka mbetur ende e pa zbuluar.

E kur kanë kaluar 22vite, ish shoqëruesi i Ahmet Krasniqit, ushtaraku RifatHaxhijaj ka folur për momentin e vrasjes së tij.

Haxhijaj i cili ishte në veturë me Ahmet Krasniqin në momentin e vrasjes, ka thënë se në atë moment një polic i cili ishte pa uniform ushtarake, kishte kërkuar pasaportën Ahmet Krasniqit dhe sipas tij ishte larguar pak më larg dhe ka komunikuar në radiolidhje me dikë para se ta kryente vrasjen e Ahmet Krasniqit.

“Ai polic fare nuk më pyeti mua se kush isha. Ishte i interesuar vetëm për të ditur se kush është Ahmet Krasniqi”, ka thënë Haxhijaj.

RifatHaxhijaj ka thënë se Bujar Bukoshi është njoftuar 2 minuta pas vrasjes së kolonel, Ahmet Krasniqit.

Bashkëpunëtori i Ahmet Krasniqit ka treguar se çfarë kishte thënë  Bujar Bukoshi pasi që kuptoi për vrasjen e Ahmet Krasniqit

“Po, e kam njoftu, ka qenë personi i parë. Ndoshta dy minuta pas vrasjes e kam thirr në telefon Bujar Bukoshin. Reagimi i Bujar Bukoshit ka qenë shumë i pa arsyeshëm. Po ndoshta edhe pse unë i kam telefonu nga telefoni im, të cilin ata sigurisht e kanë pas. Fillimisht në telefon u përgjigj bashkëshortja e kryeministrit, më pas i telefonova atij. Ndoshta ka mëndu që është një shaka, dhe ai më ka thënë a e vranë pak a shumë. U irritova shumë nga ajo përgjigje ashtu e kryeministrit. Dhe pastaj, pas kryeministrit Bukoshi i telefonova Xhafer Shatrit, sepse kemi bashkëpunuar shumë ngushtë drejtoria jonë me Ministrinë e Informatave”, ka thënë në rrëfimin e tij, shoqëruesi i Ahmet Krasniqit, ushtaraku RifatHaxhijaj.

Ushtaraku Haxhijaj ka thënë  se Ahmet Krasniqi asnjëherë nuk u zyrtarizua nga Bujar Bukoshi si ministër i Mbrojtjes.

“Ahmet Krasniqi u cilësua ministër vetëm disa orë pas vrasjes së tij”, deklaroi Haxhiaj.

Por si ndodhi vrasja e kolonel Ahmet Krasniqit? Lidhur me këtë,  Haxhiaj ka treguar edhe kronologjinë si ndodhi vrasja në natën kritike.

 “Pasi u afruam te dyert e shtëpisë ku banonim, unë dola t’i hapi dyert. Në atë moment dëgjova disa zëra: ndalohu, ndalohu. Në mendjen time mendova se ishin personat e njëjtë nga policia që ishin para pesë ditëve. Doli edhe koloneli dhe Naimi. Njëri person ndaloi te rruga dy tjerë vinin në drejtim tonin. Në dukje ishin profesionistë. Personi që shkonte në drejtim të kolonelit kishte një armë automatike që zakonisht mbajnë njësitet speciale. Personi tjetër u drejtua me armë nga ne duke na thënë shtrihuni. Ne u shtrimë dhe ata na kontrolluan për armë”, tregoi Haxhiaj.

“Personi tjetër po i mbante armën kolonelit Ahmet Krasniqi në mjekër. Koloneli e pyeste: Kush je ti bre bac. Ai nuk përgjigjej. E pyeti dy apo tri herë dhe ai nuk u përgjigj. Personi tjetër u tërhoq pak nga ne por na mbante në shënjestër. Kaloi armën në dorën tjetër dhe nxori nga brezi tjetër armë. E pyeti personin që po mbante Ahmet Krasniqin: A është ky? Ai iu përgjigj: Po. E pyeti edhe një herë tjetër me një ton më shqetësues dhe pasi mori konfirmimin e shkrepi armën në kokën e kolonelit. Pas ra i vdekur Ahmet Krasniqi ai gjuajti edhe dy herë mbi trupin e Ahmet Krasniqit”, tregoi ndër tjerash RifatHaxhiaj, i cili kishte qenë në veturë bashkë me Ahmet Krasniqin në momentin e vrasjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat