Mblidhen pesë komisione parlamentare

Aktuale

Mblidhen pesë komisione parlamentare

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 07:46
Ilustrim

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen 5 komisione parlamentare.

Komisioni për Buxhet dhe Transfere, komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Perona të Pagjetur dhe Peticione, komisioni hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-19 nga ana e Republikës së Kosovës si dhe komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, janë pesë komisionet parlamentare që do të mblidhen sot.

Komisionit për Buxhet dhe Transfere që do të mblidhet në ora 10:00, në rend të ditës ka miratimin e rendit të ditës, për të vazhduar më pas edhe me shtatë pika të tjera.

Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura të Komisionit, shqyrtimi i Raportit vjetor të punës të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2019, shqyrtimi i Raportit vjetor financiar i Autoritetit Kosovar Konkurrencës për vitin 2019, shqyrtimi i Raporti vjetor financiar i Komisionit Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2019, shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2020, shqyrtimi i kërkesave buxhetore të Kuvendit të Republikës së Kosovës për periudhën 2021, në bazë të Qarkores së dytë buxhetore të Ministrisë së Financave 2021/02, të ndryshme, janë pikat për të cilat mblidhet sot komisioni për Buxhet dhe Transfere.

Edhe komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes do të mblidhet në ora 10:00.

Miratimi i rendit te ditës, miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura me datë 22.07.2020; 29.07.2020; 12.08.2020 dhe 13.08.2020, shqyrtimi në parim i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04-L-089 për dominimin humanitar, shpallja e konkursit për përzgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, të ndryshme”, janë pesë pikat e këtij komisioni.

Po ashtu në ora 10:00 do të mblidhet edhe komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.

Në rend ditë kanë miratimin e rendit të ditës, miratimin e procesverbaleve të mbledhjeve të kaluara e për të vazhduar edhe me pikën e tretë që është shqyrtimi i draftit të Projektligjit për mbrojtje nga dhuna në familje si dhe pika e katër që ka të bëjë me të ndryshme.

E edhe sot në ora 11 mblidhet komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit "COVID-I9" nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Derisa dje në këtë komisioni fillimisht ka raportuar ish-menaxheri i karantinës në Qendrën e Studentëve ku vdiq Agon Musliu dhe më pas raportoi edhe babai i të ndjerit, për këtë rast do të raportoj edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ish zëvendës ministër i shëndetësisë.

E në ora 13:00, do të mblidhet komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, ku do të diskutohet për reformat në arsim në komunën e Kamenicës e ku i pranishëm do të jetë edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj dhe kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat