Daçiq për Kosovën: Ekonomia nxit, por Serbia nuk del nga problemi pa zgjidhje politike të çështjes

Aktuale

Daçiq për Kosovën: Ekonomia nxit, por Serbia nuk del nga problemi pa zgjidhje politike të çështjes

Nga: Fatmir Beka Më: 23 shtator 2020 Në ora: 08:58
Ivica Dacic

Shefi i diplomacisë së Serbisë Daçiq ka thënë se ekonomia ka forcën nxitëse në zgjidhjen e problemit mes Prishtinës edhe Beogradit, por ai konsideron se Serbia nuk del nga problemi derisa nuk arrihet zgjidhje politike për çështjen kyçe.

Sipas tij hapi pasues do duhet të ishte shikimi i zgjidhjeve të mundshme politike dhe sipas “fuqisë së atyre që qëndrojnë prapa, të shkohet në pranimin e zgjidhjes së drejtë të kësaj çështje ".

Daçiq thotë se dallimi mes marrëveshjes së Uashingtonit dhe marrëveshjes së Dejtonit është se Dejtoni është marr këto çështje.

“Ne nuke jemi ardhur këtu nga ajo, por kemi pa shembullin si mund të arrihet dhe kjo është pikërisht marrëveshja e Drejtonit dhe marrëveshja e Uashingtonit. Po si? Ashtu që do të bëhet presion ndaj palës që nuk pranon ndonjë zgjidhje të drejtë përkatësisht zgjidhje korrekte. Kjo i mungon BE-së – grushti i fortë” tha Daçiq.

Ai theksoi se BE nuk mund të detyroj Prishtinën për të realizuar atë që ka nënshkruar qysh në vitin 2013.

Lidhur me adresën për hapat në vazhdim, Daçiq tha se shikuar zyrtarisht ky është Brukseli.

“Pa marr parasysh çka do të ndodhë, nuk mund të arrihet asgjë pa pjesëmarrjen e faktorëve me rëndësi ndërkombëtare, e këto janë BE dhe fuqitë e mëdha, që kanë drejtën e veto-së në KS të OKB-së. Pra Uashingtoni, Moska edhe Pekini, por natyrisht edhe Parisi e Londra” tha Daçiq.

Ai tha se BE nuk shikon me sy të mirë në atë që ndodhë sepse nuk i pëlqen ! që dikush të ketë rolin dominues , iniciativën edhe suksesin”.

“Posaçërisht suksesin, sepse atyre ju mungon suksesi” tha ia duke shtuar se është çështje e madhe për Serbinë nëse çështja e Kosovës zgjidhet në bazë të “ propozimit të BE-së apo Grenellit”.

“Kjo është çështje , kur dihet qëndrimi i Gjermanisë dhe tjerëve, që mendojnë se çdo gjë duhet të mbetet ashtu si është dhe Serbia duhet të njoh Kosovën dhe duke pas parasysh qëndrimin fleksibil të amerikanëve që niset nga interesi i dy popujve dhe është i gatshëm të bisedoj për të gjitha” tha Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat