“Eskalon” Nasim Haradinaj, ja si i quan zyrtarët e Speciales

Aktuale

“Eskalon” Nasim Haradinaj, ja si i quan zyrtarët e Speciales

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 09:58
Nasim Haradinaj

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, në ‘Pressing’, ka thënë se rrjedhja e dosjeve nga Gjykata Speciale mund vije si dhuratë nga agjencisë inteligjente Mossad. Por ai tutje ka deklaruar se rrjedha e dosjeve ka treguar mos profesionalizmin e kësaj gjykate.

“E kom besu deri sot që janë te mençur e të zgjutë. E kom besua në profesionalizmin evropian. Por po ju kallxoj që as në xhungëll nuk ka ndodhë kjo. Që me iu dal ormani i sekreteve ty, po ku ki budall, ma injorant e ma amater”, është shprehur Haradinaj.

Tutje, ai sqaroi se rrjedhja e informacioneve i ndihmon mbrojtjes.

“Rrjedhja e informacioneve na ndihmon neve si mbrojtje”, ka thënë Haradinaj.

Ai gjithashtu tregoi se kanë kontaktuar me avokat të cilët kanë hezituar t’i shohin këto dokumente.

“Ne kemi kontaktuar edhe me avokat të akredituar, por ka thënë se unë nuk dua ta hapi licencën”, shtoi Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat