Ramiz Kelmendi në rolin e ekspertit të Covid-19, tregon 4 pikat që e zhdukin virusin

Aktuale

Ramiz Kelmendi në rolin e ekspertit të Covid-19, tregon 4 pikat që e zhdukin virusin

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 10:13
Ramiz Kelmendi

Biznesmeni i njohur Ramiz Kelmendi ka dalë me një qëndrim rreth paralajmërimeve për valën e dytë të Coronavirusit.

Ai ka treguar a ka apo jo valë të dytë dhe çfarë është virusi.

Këto komente Kelmendi i bëri në Facebook, prandaj u sjellim shkrimin e tij të plotë:

Covid 19 nuk ka valë 1, 2, 3 e tutje! Kjo sepse vet virusi është Pandemi e përhershme - valore dhe sillet si i tillë. Sa herë zbehen masat, zvogëlohet kujdesi dhe virusi rritet dhe shtrihet me metoda eksponenciale.

Virusi zgjatë deri sa të kemi personin e fundit të infektuar dhe qytetarët që e rrethojnë me pa-kujdes. Ekzistojnë mënyra që të fitojmë këtë  betejë!

1. Zbulimi i vaksinës dhe vaksinimi i tërë popullatës ( sepse Covid 19 është  virus i përhershëm - jo sikurse virusi i gripit sezonal). Por po shihet se dhet  kohë për vaksinë.

2. Vazhdimi i masave me efektivitet ende të shtuar  dhe vetngritja e vetëdijes për kujdes, distancë deri në një afat të shkurtër kohor.

3. Ngritja e masave më rigoroze me afat të shkurtër kohor.

4, Vazhdimi i masave të distancës dhe kujdesit në një kohë deri sa të  largohet nga vendet e rajonit. Shpesh mendohet se Covid 19 është çështje shëndetësore por Covid 19 ndërlidhet edhe me çështje fizike, juridike  dhe sociale e për çfarë duhet konsultuar dhe respektuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat