Paralajmëron Shasha: Kosova ka shumë punë për t’i bindur vendet skeptike për liberalizimin e vizave

Aktuale

Paralajmëron Shasha: Kosova ka shumë punë për t’i bindur vendet skeptike për liberalizimin e vizave

Nga: A.Z Më: 23 shtator 2020 Në ora: 10:32
Demush Shasha

Drejtori i Institutit EPIK Demush Shasha, përmes një postimi në Facebook  ka thënë se në fillim të tetorit do të publikohet raporti vjetor i Kosovës,ky raport që vitin e kaluar ka gjetur se Kosova është vendi i fundit në Ballkan në fushën e sundimit të ligjit.

Ai shtoi se në kuadër të studimit të fundit janë indentifikuar katër faktorë të cilët janë duke penguar liberalizimin e vizave për Kosovë,përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë:

Në fillim të tetorit do të publikohet raporti vjetor për Kosovën nga ana e Komisionit Evropian. Vitin e kaluar raporti ka gjetur se Kosova është vend i fundit në Ballkan në fushën e sundimit të ligjit. Çysh tani mund të parashikojmë se raporti do të këtë gjetjet e njëjta edhe këtë vit.

E gjithë kjo do të bëjë edhe më të qartë se sa shumë punë i ka mbetur Kosovës për të bindur shtetet skeptike të BE-së se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret e liberalizimit të vizave.

Në këtë kontekst, në kuadër të studimit tonë të fundit kemi identifikuar katër faktorë të cilët janë duke penguar liberalizimin e vizave për Kosovën.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat