Zafir Berisha: Vitin e ardhshëm rritëm edhe 2cm dhe bëhem Ministër

Aktuale

Zafir Berisha: Vitin e ardhshëm rritëm edhe 2cm dhe bëhem Ministër

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 11:21
Zafir Berisha

Zafir Berisha, pasi u emërua në pozitën e koordinatorit nacional të Kosovës për sulme kibernetike ka ironizuar kur është pyetur për specifikat që posedon për të ushtruar këtë pozitë.

Ai ka thënë se është i gjatë 1.83 metra dhe askush nuk është nga kolegët si ai.

“Jam i gjatë 1.83 metra. Për këtë jam specifik. Askush nga kolegët e mi nuk është sa unë”, ka deklaruar ai.

Por sot një nga gazetaret e T7 ka shkuar në zyrën e zv.ministrit për ta matur nëse e ka një gjatësi të  tillë trupore.

Pasi gazetarja i tha se qenka 1 metër e 80 cm, Berisha ka ironizuar sërish duke thënë se vitin e ardhshëm do të arrijë gjatësinë 1 metër e 83 cm.

“Mundësisht vitin e ardhshëm nëse rritem edhe 2 cm do të jem edhe ministër, do të jem edhe më atraktiv pasi po shkon me gjatësi”, ka thënë Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat