Vrau me plumb në kokë qytetarin nga Kamenica, Gjykata vendos për policin e dyshuar

Aktuale

Vrau me plumb në kokë qytetarin nga Kamenica, Gjykata vendos për policin e dyshuar

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 11:27
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë kishte tronditur Kamenicën mëngjesin e 29 dhjetorit të vitit të kaluar. Pas një aksidenti trafiku, zyrtari policor dyshohet se kishte vrarë me armë zjarri Lulzim Spahiun, nga fshati Muçivërcë i Kamenicës. Nga ajo kohë, ndaj zyrtarit policor është vendosur masa e paraburgimit. Gjykata Themelore e Gjilanit, të hënën ka vendosur të ia vazhdojë edhe për dy muaj të tjerë këtë masë.

Edhe për dy muaj të tjerë do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim Vllaznim Hamdiu, i dyshuar për vrasjen e qytetarit Lulzim Spahiu, më 29 dhjetor të vitit 2019.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Sabit Shkodra.

“Gjykata Themelore e Gjilanit, me datë 21.09.2020, ka nxjerrë aktvendim PKR.nr. 34/2020, me anë të cilit të pandehurit në fjalë, iu është vazhduar masa e paraburgimit deri më datë 20.11.2020, do të thotë edhe për dy muaj është vazhduar masa e paraburgimit”, ka deklaruar Shkodra.

Tash e nëntë muaj, Hamdiu po qëndron në paraburgim nën dyshimin se mëngjesin e së shtunës së 29 dhjetorit të vitit 2019 ka vrarë me armë zjarri Lulzim Spahiun.

Krejt ngjarja kishte ndodhur për shkak të një aksidenti trafiku që kishte ndodhur në mes të viktimës dhe të dyshuarit.

Lulzim Spahiu bashkë me djaline  tij të hasretit ishin nisur nga Muçiverca për në Prizren, ku do të shisnin disa krerë gjedhe.

Gjatë rrugës, Spahiu kishte shkaktuar aksident trafiku.

Personi që aksidentoi Spahiu ishte zyrtari policor Vllaznim Hamdiu, i cili dyshohet se i shkrepi një plumb mbi kokë Lulzimit.

Zyrtari policor e kishte pranuar se kishte shtënë me armë zjarri ën drejtim të viktimës, por kishte thënë se nuk kishte pasur qëllim ta vriste.

Ai kishte deklaruar se në momentin kritik kishte qenë i dehur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat