Flet juristi i njohur: Ja kur arrihet marrëveshja historike Kosovë-Serbi, kjo do të jetë kërkesa e SHBA-së

Aktuale

Flet juristi i njohur: Ja kur arrihet marrëveshja historike Kosovë-Serbi, kjo do të jetë kërkesa e SHBA-së

Nga: P.R Më: 23 shtator 2020 Në ora: 17:55
Takimi Kosovë-Serbi në SHBA

Juristi dhe njohësi i çështjeve juridike e kushtetuese, Blerim Burjani përmes një postimi në facebook, ka komentuar zhvillimet e fundit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, një marrëveshje historike mes dy vendeve mund të ndodhë në javën e fundit të tetorit në SHBA.

“Marrëveshja e ardhshme historike në mes Kosovës dhe Serbisë mund të ndodhë deri në javën e fundit të tetorit prape ne SHBA, që ka të bëj me normalizim të marrëdhënieve ndërshtetërore në kuptimin politik dhe të kufijve. SHBA mund të kushtëzojnë marrëveshje ekonomike me atë politike”, ka shkruar Burjani, përcjellë “Bota sot”.

Burjani ka shkruar së SHBA do të kërkojë nga Serbia që ta njoh Kosovën.

“Tash Serbia ka fituar një favor që ëndërr nuk e ka DFC në rajonin e Ballkanit Perëndimor të jetë në Beograd. Kjo ka bisht përmas, SHBA do të kërkojnë që Serbia ta njohë Kosovën. Tash Serbia mund të zgjedhe midis asaj që i është dhënë ekonomikisht dhe asaj ose të largohet nga marrëveshja ekonomike. Tash duhet të funksionoj diplomacia jonë dhe të bindin SHBA-në dhe BE-në se neve na intereson njohja politike reciproke për të shkuar drejt ekonomisë”, shkruan juristi Burjani, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat