Zemaj i bënë thirrje deputetëve: Vendosni interesat e qytetarëve para interesave personale

Aktuale

Zemaj i bënë thirrje deputetëve: Vendosni interesat e qytetarëve para interesave personale

Nga: A.Morina Më: 23 shtator 2020 Në ora: 18:12
Kuvendi i Kosovës

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i ka bërë ftesë deputetëve të Kuvendit të Kosovës ta votojnë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Ligj i cili, dështoi të miratohej në dy seanca plenae të Kuvendit, pasi nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme.

Për këtë, Zemaj tha se duhet të votohet patjetër ky ligj pasi Qeveria ka paraparë të ndaj një fond rezervë për Pandeminë.

"I bëj ftesë edhe një herë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që para interesave të veta ta vendosin interesin e qytetarëve dhe ta votojnë Projektligjin për Rimëkëmbjen ekonomike", tha Zemaj, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Në pakon për zbatimin e programit për Rimëkëmbjes ekonomike, Qeveria ka paraparë të ndaj edhe një fond rezervë për dhe rreth Pandemisë.

I bëj ftesë edhe një herë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që para interesave të veta ta vendosin interesin e qytetarëve dhe ta votojnë Projektligjin për Rimëkëmbjen ekonomike.

Çdo herë kur bëhet fjalë për interesin e shtetit dhe qytetarëve, kemi ditë të tregojmë pjekuri e të punojmë bashkë. Andaj, është koha nesër ta dëshmojmë këtë.

Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike i duhet vendit dhe shëndetësisë tonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat