Konfirmohen raportet e tensionuara mes Xhavit Halitit dhe Ahmet Krasniqit, flet dëshmitari i vrasjes së kolonelit – ja e vërteta e pathënë

Aktuale

Konfirmohen raportet e tensionuara mes Xhavit Halitit dhe Ahmet Krasniqit, flet dëshmitari i vrasjes së kolonelit – ja e vërteta e pathënë

Nga: N. H Më: 23 shtator 2020 Në ora: 18:42
Xhavit Haliti dhe Ahmet Krasniqi

Shumë herë është folur për raportet mes Xhavit Halitit dhe ministrit të parë të mbrojtjes Ahmet Krasniqi, përcjell gazeta “Bota sot”.

Haliti kishte thënë se ka pasur raporte të mira më kolonelin, gjersa edhe kishte thënë se ai ka qenë njeriu që e ka pritur në Tiranë dhe madje një ditë para vrasjes ai kishte pirë kafe me të.

Lidhur më këto raporte, ka folur edhe njeriu i afërt i kolonel Krasnit, Naim Geci, që ishte njëherit edhe shoferi i këtij të fundit deri në ditën e vrasjes.

Ai mbrëmë në një intervistë e ka konfirmuar se raportet mes tyre kanë qenë të tensionuara.

“Është absurde me thënë që s’ka pas. Ka pas raporte të tensionuara. Se çfarë ka tentuar të bëjë Xhavit Haliti nuk e di. Ndonjëherë janë ndarë mirë, ndonjëherë janë ndarë shumë të dëshpëruar.

Kujtojmë se shoferi i Ahmet Krasniqit, Naim Geci në natën kritike kur është vrarë Ahmet Krasniqi ka qenë dëshmitarë i ngjarjes.

Geci mes tjerash është shprehur i zhgënjyer që deri më tani askush nga autoritetet e Kosovës nuk e ka ftuar të dëshmoj për këtë ngjarje.

“Një herë jam intervistuar në natën kritike nga policia e Shqipërisë. Pas pesë ditësh edhe një punëtorë tjetër nga Shërbimi Informativ Kombëtarë [i Shqipërisë] jam intervistuar. Nuk kemi shkuar në hetuesi por kemi biseduar dhe kemi shkruar një protokoll”, tha ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat