Asociacioni s’është temë, BE: Datat e takimeve të ardhshme Kosovë-Serbi bëhen publike së shpejti

Aktuale

Asociacioni s’është temë, BE: Datat e takimeve të ardhshme Kosovë-Serbi bëhen publike së shpejti

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 19:12
Hoti dhe Vuçiq

Ende nuk ka datë zyrtare të vazhdimit të takimeve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Kjo gjë sipas zëdhënësit të Bashkimit Evropian, pritet të ndodhë shumë shpejt.

“Datat e takimeve të ardhshme si në nivel të ekspertëve ashtu edhe në nivel të lartë do të bëhen publike shumë shpejt”, ka thënë ai.

Pyetur nëse temë e diskutimeve do të jetë themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Stano është përgjigjur: “Në javën që shkoi është diskutuar në nivel ekspertësh për çështjen e pretendimeve financiare të të dyja palëve. Takimi i ardhshëm për aranzhimin e çështjes së komuniteteve jo shumicë do të mbahet në ditët në vijim”.

Ai është shprehur së më 7 shtator, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq kanë rënë dakord për diskutimet mbi zgjidhjen e çështjeve financiare dhe të pakicave për të cilat pra do të diskutohet në të dy nivelet – nivelin e lartë dhe nivel ekspertësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat