Shtyhet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, Hoti tregon arsyet

Aktuale

Shtyhet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, Hoti tregon arsyet

Nga: N.Sh Më: 23 shtator 2020 Në ora: 20:12
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës, dhe asaj të Shqipërisë është shtyer.

Kjo mbledhje është dashur të mbahet këtë të premte, por që tashmë është shtyrë dhe do të mbahet me 2 tetor.

Shkak i kësaj shtyrje ishte seanca e Kuvendit të Kosovës.

Postimi i plotë:

Për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, u dakorduam me Kryeministrin Rama që mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona, të paraparë për këtë të premte, ta mbajmë më 2 tetor. E falënderoj Kryeministrin Rama për mirëkuptimin dhe dy ekipet tona për përgatitjen e mbledhjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat