Gjykata Speciale, Gani Geci thotë se kanë pyetur për Hashim Thaçin, Sami Lushtakun dhe Rexhep Selimin

Aktuale

Gjykata Speciale, Gani Geci thotë se kanë pyetur për Hashim Thaçin, Sami Lushtakun dhe Rexhep Selimin

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 21:26
Gani Geci

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, në emisionin Pressing, pasi u kthye nga intervistomi i Dhomave të Specializuara të Gjykatës së Hagës, ka thënë se është pyetur lidhur me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe ish-kreun e Skenderajt, Sami Lushtakun dhe deputetin Rexhep Selimin.

“Më kanë pyetur se kur kam folur herën e fundit me presidentin Hashim Thaçi. Ndërkohë më kanë pyetur edhe për Sami Lushtakun, u kam thënë se unë çdo ditë flas me Sami Lushtakun”, është shprehur Geci.

Gjithashtu, prokurorët e kanë pyetur Gecin se kur ka kontaktuar me Rexhep Selimin.

“Ndërsa me Rexhep Selimin, nuk kam komunikuar kurrë”, ka thënë Geci.

“Më kanë pyetur gjithçka për komunikatën numër 59”, shtoi Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat