Reagon Nagavci: Hotin e presim javën e ardhshme, le të anulojë takimet me Vuçiqin!

Aktuale

Reagon Nagavci: Hotin e presim javën e ardhshme, le të anulojë takimet me Vuçiqin!

Nga: N. H Më: 23 shtator 2020 Në ora: 21:59
Arbërie Nagavci

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Arbërie Nagavci, ka thënë se si inicuese e kërkesës për të thirrur në raportim kryeministrin Avdullah Hoti lidhur me 100 ditshin e tij, e presin në Kuvend javën e ardhshme.

Nagavci në një reagim në profilin e tij në Facebook i shkruan kryeministrit Avdullah Hoti se nuk ka nevojë që të anulojë mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë.

Ajo shkruan se kryeministri Hoti nëse do të anulojë diçka, le të anulojë takimet me Vuçiqin me arsyetimin se nuk ka mandat nga Kuvendi.

Ja shkrimi i saj:

Si inicuese e kërkesës për të thirrur në raportim zt. Avdullah Hoti lidhur me 100 ditëshin e tij, e presim në Kuvend javën e ardhshme.

Nuk ka nevojë që të anulojë mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë.

Përkundrazi.

Nëse zt.Hoti do të anulojë diçka, le të anulojë takimet me Vuçiqin me arsyetimin se nuk ka mandat nga Kuvendi për koncesionet që po i bën Serbisë dhe se duhet të raportojë para deputetëve. Me këtë anulim të takimit me zt.Vuçiq, të paktën do të kishim një dëm më pak nga shumë që tashmë kanë sjellë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat