Tahiri thotë se paga e zëvendëskryeministrit është më e vogla që e ka pasur në karrierë

Aktuale

Tahiri thotë se paga e zëvendëskryeministrit është më e vogla që e ka pasur në karrierë

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 22:03
Besnik Tahiri

Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se paga që ka aktualisht në Qeveri është më e ultë që ka patur në karrierë. Por, Tahiri ka thënë se puna aktual e përmbushë atë dhe punon me shumë vullnet.

“Është paga më e ulët që kam patur në karrierë. Por, është punë që më përmbushë dhe punoj shumë me vullnet. Këtë punë do e bëja edhe pa asnjë cent” ka thënë Tahiri.

Zëvendëskryeministri është ankuar për pagat e ultë të këshilltarëve duke thënë se ata meritojnë pagë më të dinjitetshme, dhe jo një pagë 500 euro çfarë e kanë. Për këtë e ka akuzuar ish-kryeministrin Kurti për te cilin ka thënë se e ndryshoi vendimin për paga për një grusht vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat