Gani Geci pas dëshmisë në Speciale: Kam ardhë në dy veta kush deshi të më vrasë, Thaçi ose Selimi

Aktuale

Gani Geci pas dëshmisë në Speciale: Kam ardhë në dy veta kush deshi të më vrasë, Thaçi ose Selimi

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 22:09
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Gani Geci për herë të parë ka folur pasi dha dëshminë në Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Geci thotë që më së shumti është pyetur në lidhje me komunikatën 59.

Ndërsa i pyetur në Pressing, Geci ka deklaruar që kjo komunikatë ku Geci paraqitej si prijës i serbëve u bë për ta vrarë atë UÇK.

Geci ka thënë që komunikata është lëshuar nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së dhe se aty ishin veç disa persona që e njihnin Gecin.

Ndërsa më pas Geci ka theksuar që lista e atyre që kanë mundur ta shkruajnë komunikatën e kanë dashur ta vrajnë ka rënë në dy veta, ose Hashim Thaçi ose Rexhep Selimi.

Geci ka shtuar se në speciale nuk kanë rëndësi thashethemet e çka ke dëgjuar, por çka ke parë dhe faktet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat