Demhasaj: Publikimi i “dosjeve” të Speciales rrezikon Kosovën

Aktuale

Demhasaj: Publikimi i “dosjeve” të Speciales rrezikon Kosovën

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 22:28
Arton Demhasaj

Drejtori i organizatës “Çohu”, Arton Demhasaj thotë se Kosova po rrezikon të futet në lojë të rrezikshme nëse dalin dosje të Speciales.

Demhasaj në “Debat Plus” thotë se dosjet e supozuara po tentojnë të pengojnë punën e Gjykatës Speciale.

“Kjo është një lloj seriali me episode. Krejt kjo ka të bëjë me pengimin e funksionalizimit të Gjykatës Speciale”, tha ai.

Ai ka thënë se kushdo që publikon dosje të tilla shkakton precedent penal.

Demhasaj thotë se nuk ka dyshime që Prokuroria e Serbisë e ka furnizuar Specialen me dosje.

“Ka qenë e pamundur që një gjykatë e re të mbledh dosje për krime të supozuara që janë kryer para 20 viteve”.

Drejtori i organizatës “Çohu” thotë se Kosova nuk guxon të bie në grackë duke publikuar dosje të tilla.

“Ne po rrezikojmë të biem në grackë. Dikush në Kosovë mund të ketë interes të publikohen këto dosje pasi mund të jetë i akuzuar. Ne si vend nuk duhet të rrezikojmë e të bëjmë seriale të tilla e të publikojmë dosje të tilla. Ne kemi votuar vet një ligj të tillë në Kuvend. Me këto veprime ne do ta rrëzojmë imazhin e UÇK-së përtokë”, deklaroi Arton Demhasaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat