Sejdiu për marrëveshjen e Washingtonit: Kosova mbetet vetëm rrugë tranzitore për shtetet fqinje

Aktuale

Sejdiu për marrëveshjen e Washingtonit: Kosova mbetet vetëm rrugë tranzitore për shtetet fqinje

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 22:52
Dardan Sejdiu

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka thënë se ende nuk ka qartësi të plotë rreth marrëveshjes së normalizimit ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë të nënshkruar më 4 shtator në Washington.

Sejdiu deklaroi se pas kësaj marrëveshje Kosova mbetet vetëm rrugë tranzitore për shtetet fqinje.

“Ende nuk ka qartësi të madhe, nëse futemi në ëebfaqe të Institucionit Financiar i cili këto ditë ka qëndro bashkë me Grenell në Kosovë dhe Serbi do e shohim që është institucion financiar i themeluar nga qeveria Trump dhe i cili pak a shumë merret me financim të projekteve të ndara në disa kategori si infrastrukturë, shëndetësi, teknologji”.

“Në Kosovë duke pas parasysh nivelin e zhvillimit industrial dhe kapacitetit për me konkuru me shtetet për rreth këto investime në infrastrukturë e bëjnë Kosovën si një rrugë transitore për shtetet për rreth gjë që është e mirë për shtetet tjera por për Kosovën mund të jetë sfidë e jashtëzakonshme për zhvillim industrial dhe për zhvillim ekonomik”.

“Kapacitetet e kësaj ekonomie dhe kësaj republike edhe me këtë qeveri edhe me qeveritë e kaluar për të pasur një vizion të qartë ekonomik, strategji të qartë të politikave fiskale dhe politikave tregtare është i mangët”.

“Kryeministri Hoti në situatë pandemie ende flet për Pako të Rimëkëmbjes për një ligj të Rimëkëmbjes derisa projektet për të cilat po flasim janë projekte që e ridefinojnë edhe në aspektin gjeopolitik por edhe në aspektin e ndërveprimit ekonomik Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Maqedoninë pra e ridefinon komplet llojin e të menduarit për infrastrukturën që duhet me pa”.

“Kur po flasin për mijëra vende të punës po më asocion me projektin e Bechtel Enkes kur filluam autostradën për Shqipëri dhe disi e kamuflonim me këtë idenë që investimi është i madh dhe do të ketë mijëra vende të punës. E kam një skepticizëm të natyrës së vlerës së shtuar për ekonominë tonë duke pasur parasysh se nuk ka qeveri në Kosovë tash e pas Pavarësisë e cila e definon qartë se cili është pozicioni dhe cilat janë industritë që mendojnë të zhvillohen, se si mendojnë me ndërvepruar me Shqipërinë, Serbinë, Maqedoninë e Malin e Zi dhe shtetet e rajonit”.

Mes tjerash Sejdiu deklaroi se lajmi i vetëm i mirë për të është interesimi i shtuar i Amerikës për Kosovën.

“Lajmi i vetëm i mirë për mua është që ka një interesim të shtuar ekonomik, financiar, infrastrukturorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Shqipëri, Serbi gjë që e bënë këtë idenë e konflikteve më problematike në të ardhmen, ky është lajm i mirë meqë këta që kanë përfitu në konflikte temat do i kenë më të vogla dhe nuk mund të flasin për nacionalizëm dhe nuk mund të flasin për patriotizëm shqiptar e serb sepse tema finacionarizohet bëhet ekonomike dhe benefiti lidhet me mirëqenien e qytetarit”, deklaroi Sejdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat