Haxhiu e “zemëruar” me Hotin, e quan mashtrues: Nuk e tregon të vërtetën

Aktuale

Haxhiu e “zemëruar” me Hotin, e quan mashtrues: Nuk e tregon të vërtetën

Nga: A.M. Më: 23 shtator 2020 Në ora: 23:11
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Ish ministrja, Albulena Haxhiu, ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka anuluar mbledhjen e dy qeverive shqiptare.

Ajo në postimin e saj në Facebook, ka shkruar se Hoti duhet t`i anuloj takimet me Qeverinë e Serbisë.

“Arsyetimi se e ka anuluar kinse për shkak thirrjes në raportim për 100 ditëshin e qeverisjes janë broçkullat e tij të radhës!”, ka shkruar Haxhiu

Postimi i plotë:

Takimet që do të duhej të anulohen nga Hoti janë ato me Serbinë e të cilat po e zhbëjnë Republikën dhe jo ato me Shqipërinë!

Kryeministër i paligjshëm dhe mashtrues që nuk e tregon të vërtetën për shtyrjen e mbledhjes së përbashkët me Shqipërinë.

Arsyetimi se e ka anuluar kinse për shkak thirrjes në raportim për 100 ditëshin e qeverisjes janë broçkullat e tij të radhës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat