Haxhiu për punën e Zemaj: Nuk e shoh se ka vend për lëvdata për situatën me COVID-19 në Kosovë

Aktuale

Haxhiu për punën e Zemaj: Nuk e shoh se ka vend për lëvdata për situatën me COVID-19 në Kosovë

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 00:21
Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka folur për menaxhimin e situatës me COVID-19 në vend nga Armend Zemaj, ministri i Shëndetësisë.

Ai në Edicionin Special ka deklaruar se nuk është për lavdata puna e Zemajt në këtë aspekt.

“100 ditshin e kemi për shqyrtim numri i rasteve të rritura me COVID-19 dhe numri i vdekjeve janë shifra që tregojnë se situata nuk është duke u menaxhuar mirë. Rastin më eklatant e kemi rastin e blerjes së oksigjenit të palicencuar. Ju e dini se tre vite më parë ka pasë vdekje për shkak të oksigjenit të pa licencuar derisa kompanitë e licencuara kane kontrata valide me institucionet tona, është për tu habitur se si është lejuar blerja e oksigjenit të palicencuar nga institucionet”.

“Përmirësimin e situatës me COVID-19 ia adresojmë qytetarëve, me një theks të veçantë pas miratimit të Ligjit Anti-covid në Kuvendin e Kosovës. Unë mendoj se meritë për zvogëlimin e rasteve është ligji i miratuar nga Kuvendi që PDK e ka dhënë vulën me ekspertët e saj”.

“Ministri mund të lavdërohet, duhet të lavdërohet me punën e vet, por unë nuk po e shoh që ka vend për lëvdata aktualisht me situatën me pandeminë në Kosovë”.
“Kosova për fat të keq prej muajit korrik e ktëej e ka tejkalua rajonin e sëmundëshmërisë dhe vdekshmërisë. Në aspektin e përgjithshëm të shifrave me raste Kosova qëndron në top listë sa i përket sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë edhe në botë”, ka thënë Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat