Lakorja e këtij muaji të COVID-19 në Kosovë, pati rënie të vdekjeve e të pacientëve nëpër spitale

Aktuale

Lakorja e këtij muaji të COVID-19 në Kosovë, pati rënie të vdekjeve e të pacientëve nëpër spitale

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 09:15
Ilustrim

62 raste të reja me COVID-19 u konfirmuan ditën e djeshme.

Kësisoj numri i përgjithshëm i të infektuarve shkoi në 15 mijë e 270 raste, nga gjithsej 63 mijë e 638 persona të dyshimtë.

Gjatë të njëjtës kohë janë shëruar 85 pacientë teksa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkoi në 12 mijë e 900 raste. Si pasojë e koronavirus për disa muaj radhazi në Kosovë humbën jetën 616 qytetarë.

Por lajmi i mirë është se gjatë këtij muaji pati rënie të dukshme, të rasteve, vdekjeve dhe përhapjes së pëgjithshëm të këtij virusi.

Nga ministria e Shëndetësisë është publikuar lakorja e këtij muaji, ku edhe shihen rezultatet e mira të rënies së këtij virusi.

Në fillim të shtatorit thuajse çdo ditë pati nga 8 apo 9 të vdekur, tani për tani ka 1,2 apo asnjë.

Nuk dihet nëse ekziston mundësia e një vale të dytë të përhapjes së virusit, por që tani për tani rreziku është ulur.

Image
Lakorja
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat