Tahiri: Tri fushat prej të cilave duhet të kemi kujdes me dialogun

Aktuale

Tahiri: Tri fushat prej të cilave duhet të kemi kujdes me dialogun

Nga: A.Z Më: 24 shtator 2020 Në ora: 10:34
Besnik Tahiri

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri,përmes një postimi në Facebook ka përmendur tri fusha prej të cilave duhet të ketë kujdes rreth dialogut.

Sipas tij,fushë e parë është se si do të shkojë procesi i fizibilitetit për Ujmanin, fushë e dytë është asociacioni, fushë e tretë ideja që të mos shkohet në marrëveshjen finale,përcjellë "Bota sot".

Postimi i plotë:

Rreth dialogut duhet të thuhet saktë se argumentet janë në anën tonë, duhet të kemi kujdes nga tri fushat e minuara: e para, si do të shkojë procesi i fizibilitetit për Ujmanin. Nuk kemi nevojë të kemi frikë. Fusha e dytë e minuar është asociacioni. Ne jemi siguruar nga kryeministri Hoti që nuk do të diskutohet, ne jemi të mbrojtur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa i përket asociacionit. Problemi i tretë është ideja që të mos shkohet në marrëveshje finale, por vetëm në normalizim të raporteve. Nuk duhet të pranojmë këtë normalizim, pasi që nuk ka asnjë efekt. Kjo ishte esenca që e thash në intervistën në Kanal10.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat