Arrestohet një familjar i “Qorrit”, kërcënoi Policinë

Aktuale

Arrestohet një familjar i “Qorrit”, kërcënoi Policinë

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 10:57
"Qorri"

Policia e Kosovës ka arrestuar M.Shala i cili nëpërmjet rrjetit social Facebook ka kërcënuar Policinë e Kosovës.

“Me daten 23 shtator rreth orës 15:00 i dyshuari përmes Facebook-ut ka kanosur Policinë e Kosovës. Lidhur me rastin është njoftuar Prokuroria Themelore në Prizren. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës”, ka thënë një burim në Policinë e Prizrenit.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Kujtojmë se mbrëmjen e së martës pas një shkëmbimi zjarri nga Policia është vrarë Besnik Shala i njohur me nofkën “Qorri”. Ai po kërkohej nga Policia për veprën “Tentim vrasje”.

“Qorri” i rezistoi arrestimin duke gjuajtur me armë zjarri në drejtim të policëve.

Policët në vetëmbrojtje iu kundërpërgjigjën me armë zjarri “Qorrit” dhe si pasojë e plumbave të shkrepur prizrenasi pësoi plagë vdekjeprurëse.

Besnik Shala, dyshohet se ditë më parë kishte plagosur vëllain e tij.

Por, kush është Besnik Shala – Qorri dhe me çka lidhet e kaluara e tij?

Përveç veprës penale të lartcekur nga policia, emri i viktimës lidhet të paktën me tri vepra të tjera penale.

Ai dyshohet se në të kaluarën ka kryer veprat penale, “Vjedhje e rëndë”, “Armëmbajtje pa leje” si dhe dyshohet për “kontrabandim të narkotikëve”.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e zjarrit-pistoletë, me të cilën dyshohet se “Qorri” ka shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë si dhe dy granata dore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat