Haradinajt me mendime ndryshe për Specialen

Aktuale

Haradinajt me mendime ndryshe për Specialen

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 10:55
Ramush e Nasim Haradinaj

Ramush e Nasim Haradinaj përveç luftës, nuk ndajnë as partinë por as qëndrimet rreth dosjeve të publikuara e që supozohen të jenë të Gjykatës Speciale, në Hagë.

Përderisa kryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka ndarë me gazetarët vëllimin e tretë të dosjeve që supozohen të jenë të Gjykatës Speciale në Hagë, ish-kryeministri Ramush Haradinaj thotë se “veteranët po bëjnë një gabim të madh me publikimin e tyre”.

Të dy ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë këndvështrimet e tyre.

Nasim Haradinaj thotë se nuk e ka ndërmend të ndalet nëse personat e panjohur vazhdojnë të sjellin dosje në zyrat e OVL të UÇK-së, duke qenë i bindur se kjo sipas tij, do t’i ndihmojë shokët e luftës që akuzohen siç është shprehur, padrejtësisht, nga Gjykata e Hagës.

Por kështu nuk mendon Ramush Haradinaj, i cili e sheh këtë si një “grackë në të cilën ka rënë me a pa vetëdije” Organizata e Veteranëve të Luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat