Hoti e konfirmon mundësinë e dështimit të takimit të 28 shtatorit me Vuçiqin në Bruksel

Aktuale

Hoti e konfirmon mundësinë e dështimit të takimit të 28 shtatorit me Vuçiqin në Bruksel

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 11:21
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur sot në një konferencë për media në lidhje me çështjen e Asociacionit.

Ai është pyetur nga gazetarët për raportimet e mediave se takimi i 28 shtatorit me Serbinë  mund të dështojë, pikërisht për shkak se Kosova po refuzon të diskutojë për Asociacionin.

Hoti ka thënë se nuk e di nëse do ta mbahet takimi, dhe se kjo pritet të shihet në ditët e ardhshme, por që sipas tij është në interes të Kosovës që ky proces të ecë përpara.

“Sic e kam bërë të qartë kjo temë nuk diskutohet sepse është përmbyllur më 2015. Pra kjo nuk është temë që diskutohet në dialog  . Nuk e di a do të mbahet takimi, do ta shohim në ditët e ardhshme, mirëpo ne jemi të interesuar që dialogun ta çojmë përpara, sepse është në interes të Kosovës”, ka thënë Hoti para mediave.

Ndryshe,  as Bashkimi Evropian në një përgjigje dhënë dje , nuk ka treguar nëse Asoaciacioni do të vihet në tavolinën e diskutimit në takimin e radhës Kosovë-Serbi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat