Arrestohet Salih Mustafa, i dyshuar për krime lufte

Aktuale

Arrestohet Salih Mustafa, i dyshuar për krime lufte

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 11:24
Ilustrim

Sot rreth orës 9:30, Policia e EULEX-it ka arrestuar Salih Mustafën, shef i inteligjencës së FSK-së. Ende nuk dihet vendndodhja e tij, por ai pritet të ekstradohet për në Hagë.

Mustafa ka qenë njëri prej eprorëve në zonën Operative të Llapit, dhe ka drejtuar njësinë e quajtur BIA.

Eulexi u ka thënë familjarëve që nuk e kanë arrestuar Mustafën, mirëpo personat që e kanë arrestuar kanë qenë me uniforma dhe vetura të EULEX-it.

Media ka kërkuar informata nga Eulex-i dhe Dhomat e Specializuara, por ende nuk janë përgjigjur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat