Infermierët e FSK përfundojnë misionin 30 ditor në ofrimin e shërbimeve në klinikat COVID të QKUK-së

Aktuale

Infermierët e FSK përfundojnë misionin 30 ditor në ofrimin e shërbimeve në klinikat COVID të QKUK-së

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 13:24
Infermierët e FSK përfundojnë misionin 30 ditor në ofrimin e shërbimeve në klinikat COVID të QKUK-së

Dymbëdhjetë infermierë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë përfunduar misionin e tyre 30 ditësh në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët me COVID në Klinikën Infektive, Pulmologjisë dhe Mjekimin Intnesiv Qendror Covid të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Me rastin e përfundimit të këtij misioni, Valbon Krasniqi, ushtrues i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, ka falënderuar infermierët për punën, angazhimin dhe përkushtimin që kanë treguar për të ndihmuar pacientët e shtrirë në klinikat COVID.

“ Imputet dhe komentet që kam marrë nga menaxher të klinikave janë inkurajuese për gatishmërinë, për përvojën dhe për aktivitetin e tyre që kanë treguar gjatë qëndrimit 1 mujor në klinika. Ka pasur përkushtim të jashtëzakonshëm për punë, dhe besoj se ka pasur hapësirë që krahas ofrimit të shërbimeve për pacientë të shkëmbejnë edhe përvojat e tyre me kolegët infermierë të këtyre klinikave , pasi këtu dihet se është shërbim i natyrës tjetër, është shërbim civil që dallon nga shërbimi ushtarak” përfundoi drejtori Krasniqi.

Shkelzen Syla, drejtor i Qendrës Mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës (QMFSK), falënderoj infermierët e FSK-së, por edhe menaxhmentin e ShSKUK-së, për punën e shkëlqyer që kanë treguar gjatë këtyre ditëve.

“ Ka qenë detyrë dhe obligim i ynë që të përkrahim institucionet civile në rastet e tilla ku situata epidemiologjike është veçantë, si është pandemia në tërë botën. Punën që keni bërë bashkë me kolegët e juaj për menaxhimin e kësaj pandemie, do të vazhdojmë me përkrahje, siç jemi përkrahur nga ShSKUK, do të vazhdojë bashkëpunimi si një trupë në shërbimin shëndetësore publik dhe do të menaxhojmë në mënyrën më të mirë të mundshme” theksoi drejtori Qendrës Mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Lindita Berisha, ud. drejtoreshë e Klinikës Infetkive dhe Rukije Mehmeti, drejtoreshë e Klinikës së Pulmologjisë, kanë treguar përvojat e tyre gjatë punës që ekipi i infermierëve të FSK-së, ka bërë në klinikat që ato menaxhojnë.

Në shenjë falënderimi për punën dhe angazhimin e treguar, ud. drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka ndarë mirënjohje për infermierët e FSK dhe drejtorin e Qendrës Mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat