Familja e Haki Imerit zbulon kush ishte Sali Mustafa, paralajmërojnë arrestime për vartësit e tij, kush janë ata?

Aktuale

Familja e Haki Imerit zbulon kush ishte Sali Mustafa, paralajmërojnë arrestime për vartësit e tij, kush janë ata?

Nga: N.Sh Më: 24 shtator 2020 Në ora: 14:12
Sali Mustafa

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, kanë dhënë detaje të reja se kush ishte Sali Mustafa, personi që u arrestua sot nga Gjykata Speciale.

Kjo familje shkruan në Facebook, se Mustafa ishte shef i SHIK-ut për Prishtinë.

Sipas tyre, të gjithë vartësit e Mustafës do ta kenë fatin e njëjtë – pra të arrestohen.

Më poshtë ua sjellim shkrimin e familjes Imeri të publikuar në Facebook.

Lexojeni detajet:

Arrestimi i Sali Mustafës është një lajm i rëndësishëm për drejtësinë të gjitha viktimat e tij... Kjo e tregon seriozitetin e Prokurorit Jack Smith dhe ekipës së tij.

Do të ketë zhvillime tjera po aq te rëndësishme të kësaj natyre. Të gjithë ata epror të Sali Mustafës dhe të gjithë ata vartës të tij do ta kenë fatin e njëjtë.

Drejtësia nuk harron, ata që shantazhojnë dëshmitarët ata sulmojnë direkt Gjykatën Speciale, sulmojnë drejtësinë, sulmojnë viktimën sulmojnë vlerat Euroatlantike.

Është me rëndësi të ceket se Sali Mustafa ishte shefi i Shikut të Kadri Veselit për Prishtinë, organizatë kjo kriminale e vlerësuar nga mekanizma profesional të drejtësisë...

Pra do të vërtetohet se Shiku pjellë e QPK -së duhet të jetë përgjegjësi kyç për tërë dhunën politike në Kosovë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat