Çfarë thotë Shkëlzen Gashi për Calin që u arrestua nga Specialja, pse e ka të vështirë të besoj që...

Aktuale

Çfarë thotë Shkëlzen Gashi për Calin që u arrestua nga Specialja, pse e ka të vështirë të besoj që...

Nga: N.Sh Më: 24 shtator 2020 Në ora: 14:32
Sali Mustafa

Shkëlzen Gashi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, pas arrestimit të Sali Mustafës, i njohur me nofkën Cali.

Gashi thotë se Cali, është fqiu i tij i parë, dhe kujton disa momente për të.

Mustafa, u arrestua sot nga Gjykata Speciale, ky arrestim shënon fillimin e furishëm të arrestimeve të radhës nga Dhomat e Specializuara. Të paktën kështu po paralajmërojnë njohës të fushës, sikurse paralajmëroi edhe avokati Arianit Koci.

Gashi në postimin e tij thotë se, ishte tronditur në vitet e 90-ta kur nga regjimi serb është arrestuar Mustafa e që pastaj edhe ishte dënuar me burg.

Ai nuk mundet të besoj që Cali ka qenë i përfshirë në shkelje të rregullave të së drejtës humanitare ndërkombëtare.

Por, pavarësisht kësaj, Gashi thotë se Mustafa duhet ta dëshmoj pafajësinë e tij.

Postimi i plotë:

Salih Mustafa – Cali. Fqiu im i parë. Si fëmijë i viteve ’90 më impresiononte fort aktiviteti i tij në radhët e organizatës më të jashtëzakonshme ilegale të shqiptarëve të Kosovës – Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK). U pata tronditë fort nga arrestimi i tij në mes të viteve ’90 nga regjimi okupues sërb dhe nga dënimi i tij me burg. Gjatë luftës në Kosovë më 1998-1999 mburresha që fqiu im i parë e udhëhiqte guerilen e kryeqytetit – BIA (Bahri-Ilir-Agron – Bahri Fazliu, Ilir Konushevci dhe Agron Rrahmani).

E kam shumë të vështirë të besoj se Cali ka qenë i përfshirë në shkelje të rregullave të së drejtës humanitare ndërkombëtare, mes tjerash sepse LKÇK-ja gjatë viteve ’90 e nxirrte çdo muaj gazetën ‘Çlirimi’, në të cilën i dënonte ashpër sulmet ndaj civilëve të pafajshëm të minoriteteve etnike në Kosovë.

Por, besimi im nuk ka kurrfarë rëndësie. Cali duhet ta dëshmoj vetë pafajsinë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat