Babai shpërthen në lot pasi gjykata dënoi me burg të përjetshëm ish-policin që ia vrau djalin

Aktuale

Babai shpërthen në lot pasi gjykata dënoi me burg të përjetshëm ish-policin që ia vrau djalin

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 14:46
Halil Aliaj

Polici që ia vrau djalin u dënua me burg të përjetshëm, babai shpërthen në lot brenda gjykatës

Ish-polici Shefki Spahiu është dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e të riut Jetmir Aliajt në vendin e punës në një kazino në Suharekë.

Ish-polici është dënuar për veprën penale vrasje e rëndë dhe manipulim të provave.

Pas shpalljes së aktgjykimit për djalin e tij, babai i Jetmir Aliajt, Halil Aliaj ka shpërthyer në lot brenda gjykatës.

Në pamje ai dhe familjarët e tjerë shihen të ngushëlluar me këtë vendim por edhe të pikëlluar për jetën e djalit të tyre.

Para shpalljes së aktgjykimit familjarët e Jetmir Aliajt kishin kërkuar që vrasësi i djalit të tyre të dënohet me burgim të përjetshëm, transmeton Reporteri.

Ndryshe, i akuzuari Spahiu dhe mbrojtësi i tij, avokati Emrush Kastrati, nuk ishin të pranishëm në sallë gjatë shpalljes se aktgjykimi

32 vjeçari Jetmir Aliaj, punonjës i një kazinoje në Suharekë, mbeti i vrarë me armë zjarri mëngjesin e 17 marsit të vitit të kaluar. Ngjarja ndodhi në vendin e tij të punës, derisa një grup personash kishin hyrë brenda për të kryer plaçkitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat