Reshitaj kërkon që të riaktivizohen Banjat në Kosovë

Aktuale

Reshitaj kërkon që të riaktivizohen Banjat në Kosovë

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 15:42
Foto nga takimi

Kryetarja e Komisionit pēr Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Albena Reshitaj ka kërkuar rihapjen e Banjave në Kosovë.

Në mbledhjen e sotme të komisionit, Reshitaj ka ngritur tri çështje.

“Në mbledhjen e parë të sesionit vjeshtor të Komisionit pēr Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale u zotuam se do të jemi shumē aktiv dhe do të monitorojmë punën e institucioneve shtetërore e private me të vetmin qëllim që shërbimet mjekësore të jenë në nivel tē duhur për qytetarët dhe që personeli shëndetësor të trajtohen dhe respektohen ashtu siç e meritojnë.

Përveç planit të punës, në komisionin kërkova mbështetje mbi këto çështje që ngrita:

Përkrahja e studentëve të mjekësisë me mjete të nevojshme për mbrojtjen e tyre gjatë zhvillimit të praktikës në kohën e Pandemisë.

Zgjidhja e problemit dhe mundësia e riaktivizimit të Banjave tē Kosovës, pasi qytetarët e vendit kanë nevojë për trajtime dhe shërbime mjekësore në këto banja, por edhe rreth 1000 persona kanë mbetur të papunë në këto banja.

Të realizohen vizita dhe të bëhet monitorimi i punēve në SHSKUK, spitalet e qendrave rajonale dhe në komunat e Kosovës mbi situatën e menaxhimit të Pandemisë Covid19″ shkruan Reshitaj në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat