Haki Abazi mbron Specialen, pret me padurim largimin e Thaçit nga politika

Aktuale

Haki Abazi mbron Specialen, pret me padurim largimin e Thaçit nga politika

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 16:34
Haki Abazi

Haki Abazi thotë se Ministria e Brendshme dhe AKI, e dinë se nga kanë ardhur dosjet e Speciales.

Ai thotë se largimi i Thacit nga politika do të duhej ta clironte LDK-në ‘nga klika e SHIK-ut”.

Qeveria e tanishme ilegale është instrument i kapjes së shtetit dhe mekanizmit për koncesione ndaj Serbisë, bashkëveprim me krimin e organizuar dhe skemat e korrupcionit në të gjitha nivelet, thotë Abazi.

Postimi i plotë:

Largimi i Thaçit nga politika do të duhej gjithashtu ta çlironte LDK nga klika e SHIK-ut dhe urdhëruesve të vrasjeve të bëra gjatë dhe pas luftës. MPB është e kapur dhe e kontrolluar që të mos hapen dosjet e vrasjeve dhe orkestrimit të rasteve përfshirë edhe vrasjen e gazetareve dhe dëshmitarëve.

MPB dhe AKI e kanë të qartë dhe në dispozicion informatën prej nga kanë ardhur dosjet e dhomave të specilizuara. Ata nuk guxojnë të veprojnë dhe kjo është arsyeja që krijojnë spektakle. me mendu keq e mbrapsht janë të parët.

Qeveria e tanishme ilegale është instrument i kapjes së shtetit dhe mekanizmit për koncesione ndaj Serbisë, bashkëveprim me krimin e organizuar dhe skemat e korrupcionit në të gjitha nivelet.

Zgjedhjet janë zgjidhja, të gjithë ata që janë kundë zgjedhjeve sot janë për vazhdimin e krimit dhe korrupcionit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat