Ministria e Mbrojtjes vjen me një njoftim të rëndësishëm për ata që kanë aplikuar në FSK

Aktuale

Ministria e Mbrojtjes vjen me një njoftim të rëndësishëm për ata që kanë aplikuar në FSK

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 17:02
Ushtria e Kosovës

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar kandidatët për rekrut në Forcën e Sigurisë së Kosovës se Bordi Përzgjedhës ka bërë miratimin e listës së kandidatëve që i plotësojnë kriteret për tu proceduar për testime.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Ministria ka bërë me dije se testi fizik do të filloj me datën 28.09.2020 dhe do të mbahet në kazermën” Skënderbeu” –në Ferizaj dhe do të vazhdoj me grupe sipas orarit që do të publikohet.

“Orari për testin fizik do të publikohet çdo të premte për javën pasuese, prandaj kërkojmë nga kandidatët që çdo të premte të përcjellin web faqen e MM dhe faqet tjera zyrtare”, thuhet në njoftim.

Në këtë link gjeni listën e kandidatëve të cilët i plotësojnë kriteret për t’u proceduar për testime.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Mbrojtjes i njofton kandidatët për rekrut (OR-1) në Forcën e Sigurisë së Kosovës, se Bordi Përzgjedhës ka bërë shqyrtimin fillestar të të gjitha aplikacioneve të aplikantëve të cilët kanë konkurruar në konkursin e shpallur 10-21 gusht 2020, andaj bazuar në kriteret që janë të publikuara në konkurs ka bërë miratimin e listës së kandidatëve që i plotësojnë kriteret për tu proceduar për testime.

Testi fizik do të filloj me datën 28.09.2020 dhe do të mbahet në kazermën” Skënderbeu” –në Ferizaj dhe do të vazhdoj me grupe sipas orarit që do të publikohet.

Orari për testin fizik do të publikohet çdo të premte për javën pasuese, prandaj kërkojmë nga kandidatët që çdo të premte të përcjellin web faqen e MM dhe faqet tjera zyrtare.

Më poshtë po ju paraqesim listën e kandidatëve të cilët i plotësojnë kriteret për tu proceduar për testime:

LINK: https://docs.google.com/.../1uYd8CVlLXfCme99ulYFS.../edit...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat