​Tahiri takon Metën: Domosdoshmëri intensifikimi i bashkëpunimit të ndërsjellë

Aktuale

​Tahiri takon Metën: Domosdoshmëri intensifikimi i bashkëpunimit të ndërsjellë

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 17:42
Foto nga takimi

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Besnik Tahiri, po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri, me ç’rast është pritur nga presidenti Ilir Meta.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se lidershipi në Shqipëri dhe Presidenti Meta në veçanti, ofrojnë një mbështetje të pakursyer në avancimin e interesave të gjithmbarshme dhe të Kosovës në veçanti.

“Nder dhe privilegj i veçantë ta takoj sot, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesinë e tij z. Ilir Meta, me të cilin diskutuam mbi zhvillimet në Shqipëri e Kosovë dhe veçanërisht mbi domosdoshmërinë e intensifikimit të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe avancimin e interesave tona në rajon e më gjerë. Lidershipi në Shqipëri dhe Presidenti Meta në veçanti, ofrojnë një mbështetje të pakursyer në avancimin e interesave tona të gjithmbarshme dhe të Kosovës në veçanti”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat