Haradinaj takohet me ambasadorin britanik, thekson nevojën e përfshirjes aktive në epilogun e dialogut me Serbinë

Aktuale

Haradinaj takohet me ambasadorin britanik, thekson nevojën e përfshirjes aktive në epilogun e dialogut me Serbinë

Nga: A.SH Më: 24 shtator 2020 Në ora: 17:49
Meliza Stublla Haradinaj dhe Nicholas Abbott

Minsitrja e Punëve Jashtme, Meliza Stublla Haradinaj, ka takuar ambasadorin britanik Nicholas Abbott.

Ajo përmes një shkrimi ka treguar se ka theksuar nevojën e përfshirjes aktive të Mbretërisë së Bashkuar në epilogun e dialogut me Serbinë, si palë hisedare në të arriturat e deritanishme të Kosovës.

Postimi në Facebook:

Gjithmonë kënaqësi e veçantë takimi me Ambasadorin britanik, z.Nicholas Abbott.

Me Ambasadorin Abbott diskutam për zhvillimet e fundit politike dhe shkëmbyem pikëpamje rreth dialogut me Serbinë, Marrëveshjen e Uashingtonit për normalizim ekonomik si dhe implementimin e saj.

Theksova nevojën e përfshirjes aktive të Mbretërisë së Bashkuar në epilogun e dialogut me Serbinë, si palë hisedare në të arriturat e deritanishme të Kosovës.

E falënderova për gjithë përkrahjen e vazhdueshme dhënë Kosovës, veçanërisht përmes Bursës Chevening, program nga i cili këtë vit do të përfitojnë plot 11 studentë nga Kosova për të studiuar me bursë të plotë në Mbretërinë e Bashkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat