“Kosova e lazdruar, mos u habitni nëse darkat festive në Beograd shpeshtohen”

Aktuale

“Kosova e lazdruar, mos u habitni nëse darkat festive në Beograd shpeshtohen”

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 17:56
Darka e Grenellit në Beograd

Analisti politik, Agon Maliqi, ka komentuar darkën që Grenell e ka pasur në Beograd bashkë me krerët e këtij shteti.

Përmes një statusi të bërë në rrjetet sociale, Maliqi tha se nuk duhet habitur nëse darkat festive në Beograd bëhen më të shpeshta.

“Kosova e lazdruar prej vitit 2014 e ka trajtuar mbështetjen e SHBA me përçmim dhe kryeneçësi, duke e parë veten qendër të botës dhe duke refuzuar çdo proces strategjik të SHBA me rebelim adoleshent. Prandaj mos u habisni nëse këto darkat festive në Beograd shpeshtohen” tha ndër tjera ai.

Statusi i plotë:

Superfuqitë botërore veprojnë dhe e shtrijnë ndikimin e tyre përmes partneriteteve strategjike me fuqi rajonale. Shqiptarët në shtetet e ndryshme të rajonit për 30 vite ishin partneri më i natyrshëm i SHBA, për shkak të përputhjes së orientimeve politike.

Tani kjo ka filluar ndryshojë, sepse që të kesh rolin e partnerit strategjik duhet të tregohesh i aftë dhe të prodhosh stabilitet.

Për 30 vjet ne kemi dëshmuar se prodhojmë shtete jofunksionale dhe elita pazarxhish.

Ndërsa Kosova e lazdruar prej vitit 2014 e ka trajtuar mbështetjen e SHBA me përçmim dhe kryeneçësi, duke e parë veten qendër të botës dhe duke refuzuar çdo proces strategjik të SHBA me rebelim adoleshent. Prandaj mos u habisni nëse këto darkat festive në Beograd shpeshtohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat