Tahiri takon Ruçin: Shqipëria ka njē traditë të pasur parlamentare e ligjvënëse, nga e cila ka çka të përfitohet

Aktuale

Tahiri takon Ruçin: Shqipëria ka njē traditë të pasur parlamentare e ligjvënëse, nga e cila ka çka të përfitohet

Nga: A.SH Më: 24 shtator 2020 Në ora: 18:53
Foto nga takimi

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, ka takuar Kyetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

Ata knaë biseduar për thellimit të bashkëpunimit ndërshqiptar dhe në fushën e diplomacisë parlamentare

Postimi në Facebook:

Në takim me Kyetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Z. Gramoz Ruçi theksova se Shqipëria ka njē traditē të pasur dhe tē gjatë parlamentare e ligjvënëse, nga e cila ka çka të përfitohet. Janë me qindra ligje e akte, për tē cilat, kërkohet njohuri e thellë e terminologjisë juridike gjuhësore, kanë qenë dhe janë në disponueshmëri për shfrytëzim nga ne si burim kredibil. Këto dhe tema tjera për përkrahjen dhe bashkëpunimin e ndërsjellë, më bëjnë të ndjehem i nderuar me përkrahjen e Kryetarit Ruçi, një avokat i thellimit të bashkëpunimit ndërshqiptar dhe në fushën e diplomacisë parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat