Thaçi takon Veliajn: Standardi i punës suaj është shembull për kryetarët e kryeqyteteve të rajonit dhe më gjerë

Aktuale

Thaçi takon Veliajn: Standardi i punës suaj është shembull për kryetarët e kryeqyteteve të rajonit dhe më gjerë

Nga: A.SH Më: 24 shtator 2020 Në ora: 18:59
Hashim Thaçi dhe Erion Veliaj

Presidenti Hashim Thaçi, ka takuar kryetarin e Tiranës Erion Veliajn.

Ai ka përgëzuar Veliajn duke thënë se Tiranën e ka bërë një kryeqytet të dashur për të gjithë shqiptarët.

“Standardi i punës suaj është shembull për kryetarët e kryeqyteteve të rajonit dhe më gjerë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Postimi në Facebook:

Gjithmonë kënaqësi takimet me mikun Erion Veliaj. Faleminderit Erion që e ke bërë Tiranën kryeqytet të dashur për të gjithë shqiptarët dhe e ke transformuar atë në pikë tërheqëse për turistët ndërkombëtarë. Standardi i punës suaj është shembull për kryetarët e kryeqyteteve të rajonit dhe më gjerë. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat