Vrasja për të cilën akuzohet ish milici serb Fadil Syleviqi, përmendet edhe emri i Fatmir Limajt

Aktuale

Vrasja për të cilën akuzohet ish milici serb Fadil Syleviqi, përmendet edhe emri i Fatmir Limajt

Nga: H.O. Më: 24 shtator 2020 Në ora: 19:25
Fatmir Limaj

Faton Ramadani në një postim të tij në Facebook ka shkruar se, përderisa po flitet për vlerat e luftës, deri më tani nuk është kërkuar zbardhja e vrasjes së dr. Hafir Shala, për të cilën vrasje është akuzuar direkt ish milici serb, Fadil Syleviqi.

Ai ka shkruar tutje se politika ka mbrojtur vrasës e spiuna të Serbisë, madje edhe Fatmir Limaj I ka vizituar bizneset e tyre.

Postimi i plotë:

Disa persona që po flasin në emër të vlerave të luftës nga paslufta deri më tani nuk kanë kërkuar zbardhjen e vrasjes të patrijotit Dr.Hafir Shala, ku për këtë vrasje ka pasur akuza direkte ndaj ish milicit të Serbisë Fadil Syleviqit.

Politika ka mbrojt vrasës, politika ka mbrojt shpijuna tq Serbisë, bile Fatmir Lima edhe i ka vizitu bizneset e tyre e realisht në dosjen që e ka nga Haga në një emisjon i përmend serbët që kanë marr pjesë në vrasjen e atdhetarit Enver Maloku, por e largon emrin e Memel Kelmendit dhe për qudi viziton biznesin e vëllaut të tij në emër të qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat