Sejdiu: Marrëveshja e Uashingtonit ishte përgjigje direkte për BE-në

Aktuale

Sejdiu: Marrëveshja e Uashingtonit ishte përgjigje direkte për BE-në

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 21:05
Fatmir Sejdiu

Ish presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu në emisionin “Debat” të RTK-së e ka komentuar marrëveshjen e arritur më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

“Është një proces interesant që i paraprinë marrëveshjes, duke pas parasysh tensioneve se çfarë mund të ndodhte tutje. Është e rëndësishme pjesa që bënë SHBA-të, pasi që disa kanë pasur dilema në Bashkimin Evropian”, ka thënë Sejdiu.

Ai ka folur edhe për dyshimet e disave në Kosovë për këtë marrëveshje. “Të gjitha ato që mund të quhen mëdyshje të qytetarëve, rrjedhin edhe nga komunikimet e jashtme, pasi që është thënë se mund të ketë edhe befasi. Po ashtu kjo ka të bëjë edhe me atë se çfarë dinte delagacioni kosovar.

E kam parë edhe deklaratën e kryeministrit kosovar se do të diskutohet për njohje, pra njohjes reciproke siç ishte e planifikuar”, ka theksuar Sejdiu.

Sipas tij, nuk është dhënë një sqarim i bollshëm për pikën 10, por pala tjetër e merr si fitore. “Unë kam besuar në proces për një arsye të thjeshtë, konsekuencën e SHBA-ve”.

“Mbase Hoti edhe e ka besuar njohjen dhe në anën tjetër për të lehtësuar klikëm e krijuar e ka thënë këtë. Dhe në momentin kur SHBA-të startojnë me çështjet ekonomike, është besuar se do të jetë edhe pjesa e fushatës elektorale atje. Dhe e gjithë kjo ka dashur të jetë një rrefim paralel se çfarë do të ndodh në marrëveshje”, ka shtuar ish presidenti.

Sejdiu thotë se përgjigjja e kësaj marrëveshje ishte drejtpërdrejt për Bashkimin Evropian dhe kjo është marrëveshje atipike.

“Dialogu në BE ishte i pafund, pasi që marrëveshjet nuk u realizuan dhe se disa takime atje ishin vetëm sa për sy e faqe. Intenca e Serbisë ishte prolongimi i vazhdueshëm dhe një proces që kinse po bëhet diçka dhe tek miqtë e shumtë që disa ishin buzë njohjes e disa kanë thënë se po presin se çfarë po ndodh në këtë dialog. Bisedimet e Brukselit kërkonin takim pas takimi, deri në rrëshqitjen në temat që i nisi Mogherini, siç ishte shkëmbimi territorial”.

Sejdiu ka folur edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke thënë se Asociacioni është i definuar qartë në Pakon e Ahtisaarit, pra nuk ka pushtet të tretë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat