Departamenti Amerikan për Siguri Kombëtare ka njofuar se studentët nga Kosova nuk mund të marrin vizë më të gjatë se 2 vite studim në SHBA.
Për këtë kufizim, ka reaguar Mimoza Kusari-Lila nga radhët e Vetëvendosjes, e cila tha se shqiptarët nga Kosova janë mësuar të aplikojnë e ri-aplikojnë pë viza.
"Jo liberalizim siç u tha, por sot u lëshua njoftimi nga Departamenti Amerikan për Siguri kombtare se është vendosur kufizim i kohës për të cilën mund të aplikojnë studentët nga Kosova për vizë Amerikane", tha Kusari-Lila, përcjell "Bota sot".
Postimi i plotë
Jo liberalizim siç u tha, por sot u lëshua njoftimi nga Departamenti Amerikan për Siguri kombtare se është vendosur kufizim i kohës për të cilën mund të aplikojnë studentët nga Kosova për vizë Amerikane.
Në këtë njoftim u bë e ditur se studentët nga shtetet në listat e bashkangjitura do të mund të marrin vizë jo më gjatë se 2 vite për studim në SHBA.
Kosova është në mesin e shteteve nga Afrika dhe Azia e cila është vlerësuar se shtetasit e saj e tejkalojnë kohën e qëndrimit të tyre përtej afatit të vizës valide në SHBA. Andaj Administrata e Presidentit Trump që nga viti i kaluar ka filluar përgaditjen e një kufizimi më të ashpër për këto shtete.
Njoftimi zyrtat u publikua sot, ndërsa duket se ka qenë i përgaditur para 4 Shtatorit, por ja që delegacioni i Kosovës në SHBA “nuk ka pasë mundësi” ta adresojë si duhet se ishin duke e nënshkru Ujmanin dhe mini Schengenin.
Por nuk lidhje, janë mësuar Kosovarët me apliku dhe ri-apliku për viza, me rëndësi fotot e mira i kemi.
Normalizim se jo mahi!