Thaçi zbulon se çka i propozoi Kurti në takimin dy orësh

Aktuale

Thaçi zbulon se çka i propozoi Kurti në takimin dy orësh

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 22:00
Hashim Thaçi dhe Albin Kurti

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zbuluar në emisionin Pressing se cfarë ka biseduar me Albin Kurtin në kohën kur ky i fundit ishte kryeministër i Kosovës.

Të dy janë takuar në fillim të marsit në një takim ku nuk ishin të pranishme mediet.

Thaci thotë se ka transkripta të plota nga takimi, derisa thotë se Kurti ka pasur disa ide ambizioze.

“Fliste për një lloj federate Kroaci-Bullgari-Mal i Zi- Bosnjë. Nuk e kam kuptuar se cfarë do të thoshte. Por nuk besoj që Kosova e ka luksin për të kërkuar federata e nisma rajonale”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat