"Përrallat e Thaçit për luftën kundër krimit të organizuar"

Aktuale

"Përrallat e Thaçit për luftën kundër krimit të organizuar"

Nga: A.Morina Më: 24 shtator 2020 Në ora: 22:09
Hashim Thaçi

Sonte, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë deklaroi se është luftuar krimi i organizuar në Kosovë.

Ndaj, kësaj deklarate ka reaguar ashpër njohësi i çështjeve politike, Nexhat Haziri i cili tha se këto janë përralla të Thaçit.

"Hashimi po thotë se është luftuar krimi i organizuar, ndërsa po "harron" se shoferi i Gani Thaçit, vëllaut të tij që u kap me 113 kilogramë drogë është liruar nga paraburgimi dhe sot endet i lirë", deklaroi Haziri, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Thaçi dhe perrallat per luften kunder krimit te organizuar

Hashimi po thote se eshte luftuar krimi i organizuar, ndersa po "harron" se shoferi i Gani Thaçit, vellaut te tij që u kap me 113 kilogramë drogë eshte liruar nga paraburgimi dhe sot endet i lire. Sa hipokrit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat