Demi-Hotit: Kemi bë hajgare me Zafirat, por budallakitë më të mëdha kanë ardh prej ahmak-amkademikave

Aktuale

Demi-Hotit: Kemi bë hajgare me Zafirat, por budallakitë më të mëdha kanë ardh prej ahmak-amkademikave

Nga: A.Zh Më: 24 shtator 2020 Në ora: 22:29
Agron Demi

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka mirëpritur propozimin e emisarit amerikan për dialogun Richard Grenell, që Liqeni i Ujmanit të quhet “Liqeni Trump”.

“E kam mirëpritur propozimin e ambasadorit Grenell që Liqeni i Ujmanit të quhet Liqeni i Presidentit Trump, në shenjë nderimi për rolin e tij të jashtëzakonshëm për arritjen e marrëveshjes historike për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, si hap i madh drejt marrëveshjes përfundimtare politike, e cila duhet të rezultojë me njohje reciproke”, ka shkruar Hoti në faqen e tij në Facebook.

Por, ndërrimi i emrit të Liqenit të Ujmanit, nuk po i pëlqen analistit politik Agron Demi, përcjell Bota sot.

Në një postim në Facebook, Demi e ka quajtur këtë ide “budallaki”, duke thënë se ato po vijnë prej “akademikëve”.

Reagimi i tij:

Hajde me qet logjikë po ti hyjme secilit toponim 'kontestues' e po ja japim nga nje emërtim të ri.

Duke fillu prej Kosova/Kosovo, Ferizaj/Urosevac, Drenas/Gllogovc...

Vetëm jepni ju sugjerime se qysh po i quajmë tash e tutje.

Gjithë kemi ba hajgare me 'Zafirat', e 'Haxhite', a budallakitë më të mëdha kanë ardh prej ahmak-aMkademikave.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat