Eskalon debati: Faton Klinaku përplaset keq me Vehbi Kajtazin

Aktuale

Eskalon debati: Faton Klinaku përplaset keq me Vehbi Kajtazin

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 22:48
Pamje nga debati

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka “kërcënuar” fizikisht në debat gazetarin Vehbi Kajtazi ku i ka kërkuar që të mos flasë rreth një çështje të Gjykatës Speciale.

Në debatin “Debat Plus”, ka ndodhur një përplasje verbale në mes dy të ftuarve ku për pak ka mundur të përfundojë në përleshje fizike.

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka “kërcënuar” fizikisht në debat gazetarin Vehbi Kajtazi, derisa ky i fundit fliste rreth një çështje që lidhet me Gjykatën Speciale.

“Mos fol, mos fol po të tham. Argati i Serbisë nuk guxon me fol”, ka thënë Klinaku derisa është ngritur edhe në këmbë.

Situata është qetësuar pas ndërhyrjes së moderatorit Panduri.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat