Musliu: Ditëve në vijim mund të ketë arrestime tjera të Speciales

Aktuale

Musliu: Ditëve në vijim mund të ketë arrestime tjera të Speciales

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 23:50
Betim Musliu

Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se pret që në ditët në vijim të ketë arrestime tjera.

“Kjo që ka ndodhur sot, do të pasohet në ditët e ardhshme me ftesa apo arrestime tjera”, ka thënë ai, i pyetur rreth arrestimit të parë të Speciales, të enjtën.

Si ka thënë Musliu, shumëçka që ndërlidhet me funksionimin e Speciales “është e çuditshme”.

“Pritjet kanë qenë të mëdha, marrë parasysh bujën për kalimin e ligjit. Kjo kohë e gjatë e ka zbeh besueshmërinë. Pritjet kanë qenë për të gjithë ato vite dhe akuza që janë bërë publike”, ka thënë Musliu në Interaktiv.

Sipas tij, askush nuk ka besuar që do të marrë aq shumë kohë.

“Por thjeshtë kjo do të mund të arsyetohej nëse tani do të kishte procese efikase që do të zhvilloheshin. E nëse vazhdon ky trend, do të jetë dëshprim tejet i madh”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat