Pas njoftimit për kufizimin e kohëzgjatjes së vizave për studentët e Kosovës, SHBA del me sqarim shtesë

Aktuale

Pas njoftimit për kufizimin e kohëzgjatjes së vizave për studentët e Kosovës, SHBA del me sqarim shtesë

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 00:03
Foto ilustrim

Këshilltari politik në Këshillin Amerikan për Emigracion, Aaron Reichlin-Melnick, ka folur rreth vizave të studentëve në SHBA.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Twitter ka shkruar se studentët nga disa shtete të botës do ta kenë të limituar vetëm deri në dy vjet marrjen e vizave për në SHBA.

“Në propozimin e ri të Departamentit të Sigurisë së Brendshme, nëse keni lindur apo jeni qytetar i njërit prej këtyre vendeve në këtë hartë, nuk do të mund të merrni vizë katër vjecare.

Reichlin-Melnick më vonë është sqaruar në një cicërimë tjetër duke thënë se ” Kjo është një nga ato cicërimat që u bë virale papritur, dhe natyrisht pasi e postova e kuptova që aksidentalisht e bëra atë të tingëllojë shumë më keq duke mos cekur mundësinë e zgjatjes së statusit, i cili do të ishte i lejuar edhe pas dy vjetësh. Nuk duhet të kisha thënë ndalim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat