​Nuk ka kuorum për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, seanca vazhdon të hënën

Aktuale

​Nuk ka kuorum për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, seanca vazhdon të hënën

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 07:24

(E plotësuar) - Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar në dy raunde në tentimin për ta zgjedhur Avokatin e Popullit, megjithatë, dy kandidatët Naim Çelaj dhe Xhavit Shala nuk kanë arritur t’i marrin votat e kërkuara.

Në raundin e dytë Xhavit Shala morri 22 vota, kurse, Naim Çelaj 32. Ky i fundit kaloi në raundin e tretë, për të cilin raund nisin përgatitjet por për shkak të mungesës së deputetëve në sallë, do të vazhdojë në seancën e së hënës, duke filluar nga ora 12:00.

​Kuvendi i Kosovës miratoi unanimisht përfshirjen e Konventës së Stambollit në Kushtetutën e vendit

 Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar unanimisht me 93 vota amendamentin Kushtetues nr. 26 ku përfshihet Konventa e Stambollit brenda Kushtetutës së Kosovës. Ky votim u shoqërua me duartrokitje të të zgjedhurve të popullit.

Osmani: Ky votim e meriton një duartrokitje

“Konstatoj së me 93 vota për, përfshirë 17 vota të deputeteve që nuk janë shumicë, me zero vota kundër dhe zero abstenime miratohet unanimisht amendamenti nr.26 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Absolutisht e meriton një duartrokitje”, tha ajo.

***

Bajrami: Kontrata 4.8 milionë euro për asfalt në Ferizaj, shkelje e rëndë

Një kontratë në vlerë prej 4.8 milionë euro për asfalt që e ka nënshkruar kryetari i Ferizajt Agim Aliu, po e shqetëson deputetin e VV-së Dimal Basha, pasi sipas tij ka qenë projekt i pabuxhetuar.

Deputeti Bashka ka kërkuar përgjegjësi edhe nga ministrja e Financave Hykmete Bajrami, për problemet siç ka thënë ai të mëdha që komunat po ballafaqohen për shkak se kanë hyrë në borxhe duke nënshkruar kontrata pa i pasur mjetet e buxhetuara.

Basha: Kryetari Ferizajt nënshkroi kontratë 4.8 milionë euro, pa buxhetim

“Këto probleme janë të mëdha që komunat po ballafaqohen për shkak se kanë hyrë në borxhe të jashtëzakonshme duke nënshkruar kontrata me operatorë ekonomik pa I pasur mjetet e buxhetuara, dy shembuj, në Ferizaj ku fëmijët nuk kanë kanë as toalete kryetari ka nënshkruar kontratë për shtrimin e asfaltit për 31 kilometra në fshatin Jezerc në shumë prej 4.8 milionë, ndërsa në buxhetin komunal janë zero të buxhetuara, kurse në buxhetin shtetërore 50 mijë euro. Pra, me 50 mijë euro kryetari ka nënshkruar kontratë 4.8 milionë euro për asfalt në Jezerc”, theksoi Basha.

Ndërsa, ministrja Bajrami ka thënë se është për keqardhje kur ka raste të tilla, ngase anashkalohet komplet përfundimi i projekteve ekzistuese.

Ministrja Bajrami tha se kjo kontratë e nënshkruar në Ferizaj, është shkelje e rëndë. Teka shtoi se nuk ka asnjë obligim financiar kjo ministri ndaj operatorit ekonomik.

Bajrami: Për këtë kontratë është shkelje e rëndë

“Nënshkrimi i një kontratë në vlerë prej 8 milionë euro në kohën kur në buxhet janë vetëm 50 mijë euro nga ana e cilitdo kryesuesi të organizatës buxhetore. Me të vërtet është shkelje dhe janë organet e tjera të cilat duhet të ndërmarrin masa. Mirëpo, ministria e Financave nuk ka asnjë obligim ndaj palës në këtë rast ndaj operatorit ekonomik për nënshkrimin e një kontrate të tillë. Kjo pastaj evidentohet si shkelej kur të bëhet auditimi nga Zyra Kombëtare e Audimit”, tha ajo.

Seanca e kuvendit të Kosovës është duke vazhduar ende me pyetjet parlamentare.

Qeveria Hoti asesi të bëjë shumicën për të kaluar Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike

Për herë të dytë brenda ditës shumica parlamentare nuk ka arritur të bëjë votat për ta votuar Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Përkundër se u fut me mocion procedural sërish në votim, partitë në pushtet nuk munden të bëjmë më shumë se 60 deputetë.

Për këtë arsye, kryeparlamentarja Osmani kërkoi të procedohet me pika të tjera në rend të ditës.

“Sërish 60 deputetë kanë marrë pjesë në votim. Kështu që po procedojmë me pika të tjera”, tha ajo.

***

Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka kërkuar që projektligji për rimëkëmbjen ekonomike të futet në seancën e re që ka nisur dhe të votohet përsëri, pas dështimit që kishte në seancën e parë të mbajtur sot.

Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi kërkoi që sot të dalë përsëri në votim ky projektligj.

Gashi: Të votohet përsëri projektligji për rimëkëmbje ekonomike

“Propozoj që pas pikës jashtë rendit të ditës të provojmë edhe një herë të votojmë ligjin për rimëkëmbje ekonomike”, tha Gashi.

E shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi tha se qeveria nuk i ka numrat për t’i kaluar ligjet me shumicë të thjeshtë.

Selimi: Kuvendi po kthehet në teatër

“Parimisht nuk kemi pse të jemi kundër votimit, por gjithsesi jemi kundër kësaj mënyre dhe kësaj qasje edhe ndaj Parlamentit të Kosovës, kur Parlamenti i Kosovës po kthehet në një teatër kur skenat e dështuara po përsëriten e po harrojnë që ka detyrë tjetër Kuvendi”, tha Selimi.

Uran Ismajli nga Partia Demokratike e Kosovës tha se kjo nuk u jep zgjidhje halleve të qytetarëve.

Ismajli: Hedhja në votim përsëri e projektligjit për rimëkëmbje ekonomike nuk zgjidh problemet e qytetarëve

“Ne nuk jemi kundër të votohet sa herë të dëshirojnë por kjo nuk u jep zgjidhje halleve të qytetarëve, kjo gjithsesi u bën të provojnë e të tentojnë e asnjëherë mos të japin ndonjë zgjidhje. Mund ta hedhim në votim por nuk besoj që kjo është një përgjigje reale ndaj kërkesave të qytetarëve”, tha ai.

Me 66 vota, është futur në seancën e re ky projektligji për të cilin do të votohet pas dekorimeve jashtë rendit të ditës.

***

Ka dështuar votimi në parim i projektligjit për masat e përkohshme për të lehtësuar efektin e pandemisë, Covid-19. Vetëm 17 deputetë kanë marrë pjesë në votim, dhe i njëjti pritet të hedhet në votim seancën e ardhshme.

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka hedhë në votim në seancën e sotme propozim rezolutën nga raportimi i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, ku sipas shefit të deputetëve, Rexhep Selimi, rezoluta është në proces të harmonizimit dhe do të nxjerret për votim në seancën e radhës.

Në seancën e sotme, më 62 vota është votuar propozim rezoluta nga interpelanca e ministrit të Arsimit, Ramë Likaj.

Ndërsa për rezolutën nga interpelanca e ministrit të Brendshëm kanë votuar vetëm 29 deputetë dhe e njëjta do të hedhet në votim përsëri në seancën e ardhshme.

Në seancën e sotme Kuvendi dështoi të votojë përsëri edhe dy projektligjet që kanë ngjallur mjaft debat në mes të partie politike, siç është ai rimëkëmbje ekonomike dhe projektligji për vlerat e luftës.

Kuvendi i Kosovës ka mbyllur punimet e seancës së parë për sot ndërsa në orën 13 vazhdon me seancë të re.

Përsëri nuk ka kourum të mjaftueshëm për projektligjin e vlerave të luftës

Projektligji për rimëkëmbje ekonomike ka sjellë debat edhe në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ani pse ishte e paraparë që i njëjti vetëm të hidhet në votim. Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka ftuar deputetët që të votojnë ligjin, por partitë opozitare kanë vazhduar të mos pajtohen me atë që ka ardhur nga qeveria për votim.

Shefi I deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza tha se projektligji i ardhur nga qeveria nuk përkrah sektorin privat.

Hamza: Ligji për rimëkëmbje ekonomike nuk ka përkrahje domethënëse për sektorin privat

“PDK është e gatshme me u ulë me i harmonizu, me i vendosë propozime të tilla që janë në dobi të sektorit privat, të punësuarve në sektorin privat pro edhe kategorive tjera që janë në nevojë. Nëse është në pyetje vetëm tërheqja e mjeteve të Trustit 10%, ne propozojmë të na sjellet amandamentimi i ligjit për fondi ne kursimeve pensionale me një nen kjo punë kryhet, i njëjti të trajtohet në të njëjtën ditë brenda dy seancave dhe të përfundohet. Por të thuhet që është ligj për rimëkëmbje ekonomike ku faktikisht nuk ka përkrahje domethënëse, nuk them që s’ka asgjë por nuk ka përkrahje domethënëse për sektorin privat, për të punësuarit në sektorin privat dhe kategori tjera nevojë, ne e kemi problem”, tha ai.

Hamza tha se ligji përmban pak në raport me nevojat që i ka ekonomia.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami bëri thirrje për votim të ligjit për rimëkëmbje ekonomike.

Bajrami: Ligji për rimëkëmbje e bën të mundshme implementimin e programit qeverisës për rimëkëmbje ekonomike

“Zotëri Hamza, ligji për rimëkëmbje ekonomike nuk është ligj i cili ka vetme një qëllim, dhe vetme një elemente, dhe vetëm një nen që është tërheqja e mjeteve të Trustit të kursimeve, ligji për rimëkëmbje ka në vete disa nene të cilat e bëjnë të mundshme implementimi ne programit të qeverisë për rimëkëmbje ekonomike… Të nderuar deputetë, ju lus që ta votoni ligjin dhe të ulemi së bashku që t’i inkorporojmë të gjitha vërejtjet dhe komentet e juaja por gjithmonë duke u nisur nga gjendja financiare, mjetet në buxhet që i ka Republika e Kosovës sepse e kuptoj, nganjëherë opozita ta jep luksin me premtu shumë sepse nuk e merr përgjegjësinë mandej ato me i ekzekutu”, tha Bajrami.

Ndërsa Hekuran Murati nga Lëvizja Vetëvendosje tha se ministrat e LDK-së po duan t’i fusin duart në Trust.

Murati: Projektligji për rimëkëmbje ekonomike nuk po arrin t’i bëjë më shumë se 41 vota

“Paret e deficitit ju po doni me i ruajt me marrë kredi për me shtru asfalt për me i zbatu ato marrëveshjet që i krijojnë korridore Serbisë, se janë disa kufizime me ligj të borxhit publik e me ligj të menaxhimit të financave publike, për të cilat dihet dhe përcaktohet se sa mund të hy borxh dhe sa mund të jetë deficiti brenda një viti. Tash nëse këtë deficit ju nuk po doni me përdorë për me i ndihmu qytetarët që janë 300 milionë euro shtesë, por po u thoni qytetarëve ne po duam të t’u japim paratë tuaja, të kursimit të Trustit pensional e anën tjetër deficitin prej 300 milionë euro nuk po duam ta shfrytëzojmë për qytetarët, shtrohet pyetja ku po doni me i qu ato para”, tha ai.

***

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur me hedhjen në votim në parim të projektligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës, i cili përsëri nuk ka pasur kourum të mjaftueshëm, 36 deputetë kanë votuar për, asnjë kundër asnjë abstenim.

Diskutimet për këtë projektligj kanë përfunduar në seancën e 7 gushtit, ndërsa në seancat paraprake nuk ka pasur kourum të mjaftueshëm për vendimmarrje.

Kuvendi mban dy seanca, sërish në rend dite Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në dy seanca plenare. Fillimisht prej orës 10:00 do të provohet të votohet në parim projektligji për rimëkëmbjen ekonomike, i cili ka dështuar në dy seancat e kaluara të marrë votat e nevojshme. Të zgjedhurit e popullit sërish do të sfidohen për votimin e një tjetër projektligji që më herët nuk ka marrë besimin e tyre, ai për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.

Krahas kësaj deputetët pritet të votojnë edhe për disa nga projekt-rezolutat që për to në seancat e kaluara nuk ka pasur kuorum votimi.

Këto janë pikat e rendit të ditës në seancën e nesërme:

“I. Pika e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 7, 13, 14 gusht dhe 17 shtator

2020:

1. Votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

II. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 14 gusht dhe 17 shtator 2020:

1. Votimi në parim i Projektligjit nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike - COVID-19.

III. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 17, 18 dhe 21 shtator 2020:

1. Votimi i Propozim-rezolutës nga raportimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi,

2. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, z. Ramë Likaj, sipas kërkesës së nënkryetares së Kuvendit, znj. Arberije Nagavci, e nënshkruar edhe nga 7 deputetë tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me përgatitjet për fillimin e vitit shkollor në kushte të pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës,

3. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu, sipas kërkesës së deputetes Fatmire Kollçaku, e nënshkruar edhe nga 9 deputetë tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës,

4. Votimi në parim i Projektligjit për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e Pandemisë “COVID-19”,

5. Propozimi i GP të PDK-së për zëvendësimin e anëtarëve në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,

6. Propozimi i GP të LDK-së për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin Ad-Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Pavarur të Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës,

7. Zëvendësimi i anëtarit në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19, nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në pjesën e dytë të ditës kuvendarët do të provojnë të zgjedhin avokatin e popullit.

I. Pika e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 7, 13, 14 gusht dhe 17 shtator

2020:

1. Votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

II. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 14 gusht dhe 17 shtator 2020:

1. Votimi në parim i Projektligjit nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike - COVID-19.

III. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 17, 18 dhe 21 shtator 2020:

1. Votimi i Propozim-rezolutës nga raportimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi,

2. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, z. Ramë Likaj, sipas kërkesës së nënkryetares së Kuvendit, znj. Arberije Nagavci, e nënshkruar edhe nga 7 deputetë tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me përgatitjet për fillimin e vitit shkollor në kushte të pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës,

3. Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu, sipas kërkesës së deputetes Fatmire Kollçaku, e nënshkruar edhe nga 9 deputetë tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës,

4. Votimi në parim i Projektligjit për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e Pandemisë “COVID-19”,

5. Propozimi i GP të PDK-së për zëvendësimin e anëtarëve në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,

6. Propozimi i GP të LDK-së për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin Ad-Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Pavarur të Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës,

7. Zëvendësimi i anëtarit në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19, nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

4. Shqyrtimi i Propozim-amendamentit Kushtetues nr. 26,

5. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të

RTK-së, prej tyre një (1) nga komuniteti serb dhe një (1) nga komunitetet tjera jo shumicë,

6. Zgjedhja e Avokatit të Popullit,

Njoftim lidhur me qasjen e mediave në punimet e seancës

Duke pasur parasysh që e gjithë hapësira e sallës plenare të Kuvendit, përfshirë edhe ballkonin, vazhdon të jetë në dispozicion të deputetëve, në respektim të masave të ndërmarra për shkak të situatës pandemike, ju njoftojmë se prezenca mediave në këtë seancë, do të jetë e pamundur.

Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, ju njoftojmë se Kuvendi do të ofrojë linkun e transmetimit të drejtpërdrejtë të kësaj seance, nëpërmjet:

• Ueb faqes së Kuvendit,

• Kanalit zyrtar të Kuvendit në youtube, si dhe

• RTK-së, si medium publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat